Kahn pranon hapjen e negociatave me Zomer: Po, e duam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 13:48

Kahn pranon hapjen e negociatave me Zomer: Po, e duam

Jan Zomer-Bajern Mynih duket se po shkon drejt një rruge pa kthim, atë të “fundit të lumtur”, pasi të gjitha njoftimet rreth këtij “çifti” janë orientuar drejt zyrtarizimit.

1441399925.0

Së fundmi vetë shefi i bavarezëve me takimin e zhvilluar nga “Audi” (sponsor i klubit) ka trajtuar edhe çështjen e portës, saktësisht në lidhje me ecurinë e bisedimeve në Mynshengladbah: “Të dyja klubet janë ulur në tavolinën e bisedimeve dhe po e trajtojnë me seriozitet, sigurisht në gjetjen e konsensusit. Gjithsesi, nuk mund t’ju jap detaje se si po evoluon”, përfundoi shkurtimisht 53-vjeçari.

Nga “Sky Sport” shkohet më tej, aty ku jepen edhe detaje mbi marrëveshjen mes palëve të mësipërme. Sipas burimit në fjalë, Zomer do të nënshkruajë kontratë deri në verën e vitit 2025, çka do të thotë se ai nuk do të mbartë rolin e zëvendësuesit, por më tepër se aq.

Refuzimi i Nybelit duket se i ka vendosur me shpatulla pas murit bordin e Bajernit, sa të bien dakord rreth çmimit të caktuar nga “Mëzat”, 8- 10 milionë euro, pavarësisht se kontrata e tij përfundon në fund të sezonit. Sipas medias së specializuar në lidhje me vlerën e futbollistit në treg, “transfermarkt”, Jan nuk e kalon shumën e 5 milionë eurove.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"