Kahn lëshon alarmin, Zyle kërcënon Bajernin: Dortmund do t’ju përmbysë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2023 | 15:35

Kahn lëshon alarmin, Zyle kërcënon Bajernin: Dortmund do t’ju përmbysë…

Askush nuk do ta mendonte se Bajern Mynihu do të pësonte 4 gola në një miqësore ku në të do të gjendeshin ajka e grupit, madje ndaj një kundërshtari shumë larg nivelit të tij, Salcburgut.

9

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak shefit të kampionëve në fuqi të Bundesligës, Oliver Kahn, i cili ka shkruar një mesazh në rrjetin social “Twitter” me tone të larta kritikuese.

“Provë e turbullt. Tregoi se kemi ende shumë për të mësuar dhe përmirësuar në këtë fazë ku ndodhemi”, ishte fraza e 53- vjeçarit pas asaj “drame” të zhvilluar në kampusin stërvitor të Bajernit.

Gjithsesi, kjo është vetëm njëra anë e tablosë, pasi një ish-futbollist i Bajernit si Niklas Zyle kishte “rezervuar” surprizë të pakëndshme në intervistën e fundit mbi shanset e Dortmundit rreth titullit:

“Më kujtohet periudha kur isha në Mynih dhe ne ishim 9 pikë prapa Dortmundit kryesues, gati në të njëjtën situatë që verdhezinjtë ndahen me liderin e kampionatit aktual. Përfundimi prezantoi një fund krejt tjetër, Bajerni do të kurorëzohet, pavarësisht atij hendeku të krijuar gjatë rrugëtimit. Besoj se ky skenar mund të përsëritet sërish, por me ndryshim rolesh. Në ekip mbizotëron kontingjent me nivel botëror, çka mund të na japë të drejtë të ëndërrojmë”, përfundoi Zyle për “Welt am Sonntag”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"