Kahn: Birhof të japë dorëheqjen, i kanë shteruar idetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 19:22

Kahn: Birhof të japë dorëheqjen, i kanë shteruar idetë

Ish-kapiteni i kombëtares gjermane, Oliver Kahn, e shikon krijimin e Bordit të Këshilltarëve në varësinë e tij në federatën gjermane të futbollit me skepticizëm dhe kërkon “kokën” e menaxherit të “pancerave”.

khan

Gjatë emisionit “Aktuellen Sportstudio” në “ZDF”, ish-portieri tha se do ishte kuptimplotë që DFB të mendonte për zëvendësimin e Birhofit me një tjetër menaxher, pasi masat që ai ka marrë për të rikthyer ish-kampionët e botës në majë pas dështimit në Botërorin e Rusisë nuk janë të duhurat.

Ai vuri në dyshim vendimin për të ndërtuar një bord prej 10 këshilltarësh, që do ta ndihmojnë Birhofin në vendimet që duhet të marrë për të ardhmen e skuadrës kombëtare. Një ndër këta këshilltarë do të jetë edhe ishtrajneri Berti Fogst, i cili e ka mirëpritur ftesën e Birhofit. Oli Kahn mendon se Birhofit i kanë shteruar idetë dhe nuk mendon se një skuadër këshilltarësh do ndikojë në ringritjen e Gjermanisë:

Bierof Ozil

“Si çdo bord këshillimi që ngrihet, atje do të flitet shumë, do të pihet shumë kafe dhe pastaj ne do shkojmë përsëri në shtëpi”. Birhof ka që prej vitit 2004 që është në rolin e menaxherit të kombëtares gjermane. Përgjegjësitë e tij kanë ardhur gjithnjë në rritje. Që prej janarit të këtij viti ai është gjithashtu Drejtor i Ekipeve Kombëtare dhe Akademisë në DFB.

Mes 10 ekspertëve që ai ka thërritur për të ndihmuar në procesin e rindërtimit të kombëtares, përveç Fogstit, ai ka afruar edhe ish-shefin e “Adidas”-it, Herbert Hainer. Birhof mendon se anëtarët e skuadrës së tij të këshillimit “duhet të ofrojnë një tjetër perspektivë të situatës nga jashtë, të ofrojnë këshilla nga përvoja e tyre, të vlerësojnë veprimet tona dhe bëjnë vlerësime kritike”.

Por nga këndvështrimi i Kahnit, këtë punë mund ta bëjë një tjetër person i fortë që “do ofrojë një tjetër perspektivë të të parit të gjërave, në mënyrë që ato të parandalohen të ndodhin dhe të dijë të menaxhohet suksesi, neglizhenca të cilat trajneri Lëv i ka nxjerr në pah. Të gjithë e dimë që Birhof ka dhënë shumë për federatën”, tha 49-vjeçari, duke këmbëngulur se ai personalisht nuk do pranonte asnjë rol në DFB.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"