Kahn apel Bajernit: Merrni Zidanin dhe shkëlqeni në Champions!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2018 | 15:09

Kahn apel Bajernit: Merrni Zidanin dhe shkëlqeni në Champions!

Ecuria e Realit në Ligën e Kampionëve është diçka e paramenduar, sidomos në periudhën kur francezi mori drejtimin e madrilenëve.

Eliaz Zidan

Mirëpo, dy Champions të fituar radhazi me skuadrën spanjolle, filozofia e lojës dhe dominimi së fundmi në Europë e listojnë trajnerin aktual të galaktikëve si një ndër më të lakuarit momentalisht.

Oliver Kahn, duke komentuar përballjen e Realit dhe sidomos performancën e Zidan në krye, i ka sugjeruar Bajernit që të kthejë sytë nga ai për pankinën, në fund të sezonit. “Pa dyshim që ia vlen ta konsiderojmë Zidan si trajner të ardhshëm te Bajern. Mendoj se do të ishte magjike”, u shpreh ish-kapiteni i Bajernit për “ZDF”.

577574688-oliver-kahn-fVeyWYspeVVGgR1Xa7

Më tej, ai ka komentuar situatën aktuale të trajnerit francez: “Është francez, flet spanjisht, por nuk do të thotë që nuk mund të mësojë gjermanisht”.

Ish-gardiani legjendar i Bajernit dhe Gjermanisë ka bërë edhe krahasimin mes Kovaç, një ndër pretendentëve kryesorë për të pasur Hejnkes dhe Zidan. “E kuptoj situatën aktuale të Bajernit, që ka dëshirë t’ia besojë ekipin dikujt që e njeh, e për këtë Kovaç është interesant, por ai nuk është ekspert për të bërë atë që Real e Zidan kanë arritur në Champions”, përfundon legjenda gjermane e portës, Oliver Kahn, në lidhje me pasuesin e trajnerit aktual të Bajernit, Jup Hejnkes.

oliver-kahn-02

Ky i fundit ka deklaruar se nuk mund të vijojë edhe një vit më tej me bavarezët dhe do të duhet të heqë dorë në fund të sezonit. Kovaç pritet të zëvendësojë gjermanin në fund të sezonit, edhe pse asgjë nuk është zyrtare. Poketino i Totenhemit është një emër tjetër për stolin bavarez. Rumenige deklaroi para një jave se trajneri i ri do të vendoset në fund të muajit prill.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"