Kaçe mahnitet shpejt me Arisin, “SMS” dashurie për rivalët e përjetshëm të PAOK: Më duket sikur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 23:49

Kaçe mahnitet shpejt me Arisin, “SMS” dashurie për rivalët e përjetshëm të PAOK: Më duket sikur…

Ergys Kaçe është transferuar këtë merkato në skuadrën tjetër të Selanikut. Pas një qëndrimi disavjeçar nën pronësinë e PAOK-ut, tanimë mesfushori kuqezi është pjesë e skuadrës verdhezi të këtij qyteti. Nëse prej pak ditës është pjesë e Aris, kjo nuk e ka penguar mesfushorin kuqezi që të ambientohet shpejt.

kACE aRIS

“Ndihem sikur kam një jetë në këtë skuadër”, ka deklaruar së fundmi Kaçe në mediat greke. Mesazhe dashurie të menjëhershme nga futbollisti i Kombëtares, që është duke kërkuar minuta dhe hapësira në skuadrën e re, për të pasur mundësinë të tregojë vlerat e tij.

“Në këtë periudhë ka vështirësi për të gjithë, por po përshtatemi dhe përballojmë këtë situatë që po pengon të gjithë botën”, është shprehur më tej Kaçe.

Ergys Kace

KOMBËTARJA

Ergys Kaçe, me sistemimin në skuadrën e re, është tashmë një potencial edhe për Kombëtaren. Ai do të jetë i vlefshëm për të qenë si alternativë për trajnerin Reja që në përballjet e muajit nëntor. Kaçe ka qenë në fushë me Kombëtaren për herë të fundit në nëntorin e shkuar, në ndeshjen e fituar ndaj Moldavisë 2-0. Kësisoj, trajneri Reja mund ta ketë edhe një herë në konsideratë mesfushorin 27-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"