Kaçe: Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve, pa ata e humbasim kuptimin

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 20, 2018 | 16:20

Kaçe: Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve, pa ata e humbasim kuptimin

Ergys Kaçe qëndroi për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta, por tani duket se ajo periudhë e errët ka marrë fund, për mesfushorin e Kombëtare Shqiptare. Kaçe u kthye titullar për skuadrën e Pnathinaikosit dhe luajti për 90 minuta në ndeshjen e fundit. Megjithatë pas ndeshjes për lojtarin shtatshkurtër u përfol për një dëmtim që do ta mbante jashtë, por tani çdo gjë ka dalë jashtë parashikimit.

kace

Lojtari do të jetë prezent që nga minuta e parë në ndeshjen që Panathinaikosi do të zhvillojë përballë Levadikosit. Ndërkohë ai ka dhënë edhe një intervistë së fundmi për mediat greke teksa shprehet: “Nuk dua të flas shumë për veten time. E rëndësishme është që ne kemi luajtur mirë në takimin e fundit. Kemi luajtur në një fushë të keqe dhe ishim të gjithë në nivelin e duhur. Unë jam shumë i lumtur që morëm tre pikët në transfertën e shkuar. Unë e besoj titullin kampion me Panathinaikos. Kam qenë edhe në sezonin e shkuar këtu, e di që ka lojtarë të mirë. Kemi edhe një trajner të mirë gjithashtu. Kemi ndryshime në skuadër dhe jemi shumë të mirë, edhe në lojtarët e pankinës. Kjo falë punës së trajnerit. Njerëzit duan të shohin një skuadër të mirë dhe ata besoj se e shohin se ne po japim gjithçka. Unë mendoj se Panathinaikosi pa tifozët e tij, e humbet kuptimin. Në një moment të vështirë, tifozët duhet të na japin përkrahje me mesazhet e tyre dhe së bashku, si një familje e madhe, duhet të ecim përpara”.






www.minuta90.com