Kaçe hedh dritë mbi huazimin tek Panathinaikosi: Më pëlqejnë sfidat e vështira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2018 | 18:08

Kaçe hedh dritë mbi huazimin tek Panathinaikosi: Më pëlqejnë sfidat e vështira

Ergys Kaçe, në përfundim të ndeshjes së kësaj fundjave me Panetolikos, ka hedhur dritë edhe mbi vendimin që ai mori përtë kaluar si huazim tek Panathinaikosi.

Kace

“E vërteta është se nuk jam aktivizuar shumë gjatë kësaj periudhe, për rreth 2 muaj e gjysmë. Ndeshjen e fundit e kisha luajtur me Kombëtaren. Mendoj se tani do përmirësohem akoma më shumë edhe nga ana fizike. Si unë, ashtu dhe PAOK-u dëshironim që të vija tek Panathinaikosi. E di që ky klub është në gjendje të vështirë dhe mua më pëlqejnë skuadrat që janë në situata të vështira, dhe kështu që vendosa të vij tek Panathinaikosi. Është një skuadër e madhe” – deklaroi Kaçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"