Kaçe drejt Panathinaikosit, do përfitojë 400 mijë euro në sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2018 | 18:58

Kaçe drejt Panathinaikosit, do përfitojë 400 mijë euro në sezon

Ergys Kaçe mund të transferohet përfundimisht te skuadra greke e Panathinaikosit. Këta të fundit kanë nisur bisedimet me klubin e PAOKut, i cili ka në pronësi edhe kartonin e mesfushorit shqiptar, për të arritur një marrëveshje dhe presidenti Savidhis ,sipas mediave greke, ka dhënë miratimin e tij që transferimi të kryhet.

kace

Te PAOK për lojtarin e Kombëtares kuqezi nuk ka më vend dhe ai dëshiron që të vazhdojë të mbetet brenda kampionatit grek, duke qenë se e njeh mjaft mirë ambientin dhe mund të tregojë vlerat e tij. Kaçe ka qenë shpeshherë në huazim gjatë karrierës së tij, por tani duket se gjërat për 24- vjeçarin po shkojnë në rrugën e duhur. Në rast se transferimi kryhet është pjesa e pagës, e cila do të pësojë një ulje.

Sipas mediave greke, futbollisti do të përfitojë në bazë të kontratës së re 350 mijë euro dhe bashkë me bonuset kjo shifër do të shkojë deri në 400 mijë euro. Në ditët në vijim pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"