Kaçaj në sulm: Me Partizanin, një tjetër surprizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2016 | 11:01

Kaçaj në sulm: Me Partizanin, një tjetër surprizë

Tërbuni ka zhgënjyer në ndeshjen e kësaj jave, pasi ka humbur në shtëpi ndaj Teutës me rezultatin e thellë 4-1. Skuadra e drejtuar nga Viktor Gjoni, edhe pse ka barazuar takimin, nuk ka mundur t’u bëjë ballë durrsakëve. Autori i golit për pukjanët ishte sulmuesi 19-vjeçar, David Kaçaj.

Lojtaret e Terbunit, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, , Skenderbeu-Terbuni i Pukes, 2-3, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu, ne Korce.	/r/n/r/nTerbuni's players celebrate scoring during the Albanian Super League football match Skenderbeu vs Terbuni of Puka, 2-3 at the Skenderbeu stadium in Korca.Ky i fundit ka realizuar edhe rrjetën e parë me fanellën e Tërbunit. “Kemi pësuar një humbje të cilën nuk e meritonim dhe për një gjë të tillë më vjen keq. Skuadra kishte moral të lartë pas fitores me Skënderbeun dhe ndaj Teutës ishim përgatitur për të marrë një tjetër trepikësh.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi edhe për faktin se përballë kishim një kundërshtar mjaft të fortë, i cili ka arritur t’i fitojë të katërta përballjet me ne gjatë këtij sezoni”, u shpreh Kaçaj, i cili, edhe pse është mbrojtës, ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. “Golin ia dedikoj xhaxhait tim, Salvadori, i cili është edhe mësuesi im i futbollit. Shpresoj që në të ardhmen të ndjek gjurmët e tij dhe një ditë të vesh fanellën e Kombëtares”, ka vazhduar lojtari.

Objektivi – Për Kaçajn, ky është sezoni i parë që luan në Superiore dhe me Tërbunin po arrin të gjejë hapësira. “Kam pasur gjithmonë dëshirë të jem pjesë e elitës së futbollit tonë dhe këtë e kam arritur me Tërbunin.

Skuadra është pothuajse e rënë nga Kategoria Superiore, megjithatë ne do vazhdojmë të bëjmë maksimumin, pasi në lojë janë edhe 15 pikë. Do të kemi përpara sfida shumë të forta, por nuk është çudi që të bëjmë edhe ndonjë surprizë tjetër në takimin e radhës me Partizanin.

Ndaj të kuqve do të luajmë si të barabartë”, ka mbyllur lojtari. Stërvitja – Dje trajneri Gjoni ka lënë pushim skuadrën e tij, ndërsa sot do të nisin edhe përgatitjet për takimin ndaj të kuqve. Natyrisht që për pukjanët nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por s’duhet të harrojmë se në fazën e tretë ata u kanë marrë një barazim të kuqve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"