Ka vrapuar 25 km në dy ndeshje, kush është futbollisti që po habit me paraqitjen në Kampionatin Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 18:28

Ka vrapuar 25 km në dy ndeshje, kush është futbollisti që po habit me paraqitjen në Kampionatin Europian

Futbollisti i Rusisë, Alesandër Golovin po zhvillon paraqitje mjaft të mira në Kampionatin Europian me kombëtaren e tij duke qenë një ndër pikat kyçe të mesfushës ruse.  


golovin

Në statistikat e publikuara nga UEFA, rezulton që Golovin ka vrapuar në dy ndeshjet e para 25 km, një distancë e madhe kjo për një futbollist i cili si duket në këtë aspekt nuk ka rivalë.

Megjithëse nuk ka arritur të jetë dot protagonist direkt, Golovin është mjaft i rëndësishëm në mesfushe pasi vrapon për kilometra të tëra duke ndihmuar skuadrën të ketë “frymëmarrje”. Në Botërorin e vitit 2018, Golovin theu një tjetër rekord duke vrapuar për 16 km në një ndeshje të vetme ndaj Spanjës.

Në kompeticione të tilla të gjithë duan të japin maksimumin pasi sytë e të gjithë botës janë nga lojtarët në fushë dhe kjo shihet si “trampolinë” për të ardhmen e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"