Ka të programuar një ndeshje me 16 gusht, klubi italian konfirmon një rast pozitiv me Covid-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 15:36

Ka të programuar një ndeshje me 16 gusht, klubi italian konfirmon një rast pozitiv me Covid-19

Vetëm disa ditë para finales së Play Off kundër Spezias, klubi i Frosinones ka lajmëruar se një pjesëtar i stafit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në deklaratën e lëshuar nga ekipi i Serisë B, konfirmohet se një nga anëtarët e stafit të trajnerit Alesandro Nesta ka dalë pozitiv me koronavirus.

frosinone

Personi i infektuar është izoluar menjëherë sipas protokollit shëndetësor dhe skuadra do testohet vazhdimisht. Frosinone do përballet me Spezian në play off.

Ndeshja e parë është vendosur të luhet me datë 16 gusht, ndërsa takimi i kthimit me datë 20 gusht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"