Ka spikatur me Tiranën. Muçi drejt rinovimit, por ka edhe prapaskena

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 12:18

Ka spikatur me Tiranën. Muçi drejt rinovimit, por ka edhe prapaskena

Edhe pse nuk ka ndonjë marrëveshje përfundimtare, Ernest Muçi është pranë rinovimit me Tiranën. Mësohet se palët janë shumë pranë marrëveshjes për të mos thënë që e kanë mbyllur marrëveshjen për të zgjatur kontratën. Tirana kërkon me çdo kusht që t’i shtojë vitet e marrëveshjes sulmuesit, që ta shesë sa më shumë në dhjetor.
Muci
Halili mendon se vlera e Muçit duhet të jetë 1 milion euro dhe ka refuzuar rreth 500 mijë euro të ardhura për kartonin e lojtarit. Gjithsesi, në marrëveshjen e Muçit ka një prapaskenë që nuk e tremb Tiranën. Lojtari, edhe nëse nuk pranon të rinovojë kontratën, do t’i sjellë para Tiranës. Vetëm nga periudha e formimit, bardheblutë fitojnë rreth 300 mijë euro, gjithmonë nëse shkon në klub të madh. Pra, edhe nëse Muçi nuk firmos me Tiranën, këta të fundit do të fusin para në arkat e tyre. Është e sigurt që nëse Tirana kualifikohet në grupe, Muçi do të rinovojë, në të kundërt mund të kemi një largim të minutës së fundit deri në 3 tetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"