“Ka shumë lojtarë të fortë që kanë shkruar historinë”, Gabia: Shpresoj të takoj… Tiago Silvën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 22:34

“Ka shumë lojtarë të fortë që kanë shkruar historinë”, Gabia: Shpresoj të takoj… Tiago Silvën

Mbrojtësi i Milanit, Matia Gabia, i cili debutoi në Seria A në ndeshjen kundër Torinos, së fundmi, në një prononcim për mediat italiane, nuk ka nguruar të flasë për mbrojtësin brazilian Tiago Silva, i cili është lakuar së fundmi për një rikthim të mundshëm në Milano.

Gabbia

I riu 20 vjeçar deklaroi se pasi ka arritur të njohë Zlatan Ibrahimoviçin, mezi pret që tanimë të takojë dhe Tjago Silvan, që është një ndër lojtarët në listën e kuqezinjve për merkaton e verës. “Është një ëndërr e bërë realitet. Kam mundësinë të bëj karrierë me Milanin. Ka shumë lojtarë të fortë që kanë shkruar historinë këtu. Është Maldini, Tiago Silva. Ibrahimoviç? Pasi e kam parë nga afër, shpresoj të shoh së shpejti dhe Tiago Silvan. Do të ishte mrekulli ta takoja dhe atë,” deklaroi italiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"