“Ka shumë inteligjencë”, Rumenige i fiksuar me mesfushorin e Milanit: Sikur ta shihja me fanelën e Bajernit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 23:50

“Ka shumë inteligjencë”, Rumenige i fiksuar me mesfushorin e Milanit: Sikur ta shihja me fanelën e Bajernit!

Numri një i skuadrës së Bajernit, Karl Hainc Rumenige pranoi për të përditshmen gjermane “Tz” se i pëlqente shumë talenti italian që luan për Milanin, Sandro Tonali.
tonali.milan.2020.21.sguardo.concentrato.750x450
“Është një djalosh shumë interesant, më pëlqejnë lojtarë të tillë. Është shumë i ri dhe mund të shohësh që ka një inteligjencë të madhe për sa i përket interpretimit të lojës. Nëse do të ekzistonte mundësia që një ditë ta shihja me fanellën e Bajernit do të ishte fantastike”, tha “CEO” i kampionëve të Europës

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"