Ka shpërthyer që prej rifillimit të kampionatit, Solskjaer tregon sekretin e formës së sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 15:22

Ka shpërthyer që prej rifillimit të kampionatit, Solskjaer tregon sekretin e formës së sulmuesit

Antoni Marsial po kalon një super formë që prej rifillimit të kampionatit prej ndalesës nga pandemia. Francezi arriti shifrën e 20 golave këtë sezon me Mançester Junajtid pasi shënoi në fitoren e thellë 5-2 ndaj Bornmuthit. Marsial shënoi tripletën e parë muajin e kaluar kundër Shefild Junajtid, dhë shënoi në mënyrë spektakolare edhe ndaj Bornmuthit duke arritur 15 gola në kampionat këtë sezon.

martial man utd

Mançester Junajtid ka ende 5 ndeshje në Premier Ligë, gjysëmfinalen e Kupës së Anglisë si dhe Europa Ligën. Trajneri i “Djajve të Kuq” Ole Gunar Solskjaer ka zbuluar sekretin e formës së sulmusit të tij Martial.

“Mendoj se skuadra po krijon shanse dhe Marsial po punon shumë. Ai luan si numër nëntë por shpesh herë bën rotacione me Rashford, duke ndërruar pozicionet gjatë lojës”, përfundoi Solskajer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"