Ka shkëlqyer me kurbinasit këtë sezon, Partizani në gjurmët e titullarit të rëndësishëm të Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 14:40

Ka shkëlqyer me kurbinasit këtë sezon, Partizani në gjurmët e titullarit të rëndësishëm të Laçit

Julian Shehu është një nga alternativat e Partizanit në merkato për sa i përket repartit të mesfushës.

JULJAN SHEHU LACI TEUTA 1

23-vjeçari ka shkëlqyer me Laçin që kur u transferua nga Kastrioti në verën e vitit 2019, teksa tashmë ai pritet të largohet nga kurbinasit me parametra zero.

Tiranasi po bën maksimumin për të siguruar një kalim jashtë vendit, saktësisht në Turqi, por kjo nuk e pengon Partizanin ta ketë në listën e dëshirave dhe të tentojë ta bindë të bashkohet me ta.

Në rast se Shehu nuk arrin të largohet jashtë vendit, Partizani ka shumë shanse për ta transferuar.

Shehu e ka veshur edhe në fëmijëri fanellën e kuqe, teksa para se të transferohej te Laçi, ishte pranë kalimit te të kuqtë, që nuk mundën të gjenin marrëveshjen me Kastriotin.

Tashmë rruga për te Shehu është shumë më e vështirë. Gjithsesi, merkatoja gjithmonë prodhon surpriza.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"