Ka shënuar sa Lautaro, Interi me Kavanin luan “gurin” e sigurt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 19:51

Ka shënuar sa Lautaro, Interi me Kavanin luan “gurin” e sigurt

Verën e ardhshme nuk parashikohen shpenzime “bombastike”, megjithatë lëvizje në hyrje dhe dalje do të ketë: subjekti i intereson edhe Interit. Në mesin e merkatos së zikaltërve do të jenë mes të tjerësh, një “Dem” dhe një “Matador”, Lautaro dhe Kavani. Fashikulli i hapur në ambientet interiste që i përket uruguaianit të PSG-së është i lidhur, edhe pse jo plotësisht, me shitjen e argjentinasit te Barcelona (pavarësisht se Konte do t’i dëshironte të dy dhe bashkë me Lukakun për Champions-in).

KAVANI INTER

Për momentin nuk është e mendueshme që Interi të afrojë së bashku Kavanin dhe një tjetër profil të nivelit të lartë, si për shembull Timo Vernerin. Ose njëri, ose tjetri. Dhe i pari, Edinson, ka shumë pikë në favor: eksperiencë ndërkombëtare, aspekti fizik mbi të cilin Interi është siguruar, aftësinë për të bërë taktikisht shumë detyra ashtu siç i pëlqen Kontes.

Por, edhe disa kundër, si konkurrencën milionere të Inter Majemit, të Njukasëllit të ri dhe Liverpulit, klube që ndoshta do të ofronin më shumë se paga e garantuar nga Zhang. Ndërkohë për Kavanin zikaltrit kanë bërë edhe ofertën e parë: 3 vite kontratë, si dëshmi që kanë ende besim te një “veteran” pavarësisht moshës (33 vjeç).

GJITHÇKA MENJËHERË – Interi ka besim dhe po punon mbi dosjen. Kavani bind Interin sepse ka në krahun e tij parametrat teknikë që kur flitet për një sulmues duhen respektuar gjithmonë. Më specifikisht, numri i golave që uruguaiani ka shënuar krahasuar me minutat e luajtura, edhe në një sezon kur është angazhuar më pak se në të kaluarën: në një fjalë frekuenca e golave.

kavani

Që është praktikisht identike me atë të Lautaros këtë sezon: një gol çdo 152 minuta për argjentinasin, një çdo 157 për uruguaianin, gjithmonë përfshi kupat. Shifër, 157-ta, që tregon se ende sot Kavani mund të konsiderohet një “top player” dhe jo një sulmues i dorës së dytë. Prandaj negociata përbën një angazhim ekonomik të rëndësishëm, edhe përballë kartonit me kosto zero. Në krahun tjetër afrimi i tij do të detyronte Interin të shikonte kartën e identitetit për dy afrimet e tjera potenciale.

NË PRITJE – Sepse mbi faktin që sulmi zikaltër do të pësojë një revolucion nuk ka dyshime. Për Mauro Ikardin dhe për mënyrën si shitja e tij te PSG ndërthuret me atë të Kavanit kemi shkruar: brenda datës 31 francezët duhet të vendosin për shlyerjen dhe Xhuzepe Marota nuk zbret poshtë 60 milionëve. Megjithatë, është mirë të kujtohet se janë ditë të rëndësishme edhe në optikën Lautaro. Si Interi, po ashtu edhe Barcelona nuk kanë dëshirë t’i zgjasin bisedimet.

KAVANI

Një ofertë e parë e Barçës për zikaltrit parashikonte një pjesë “cash” prej 50 milionë eurosh dhe përfshirjen e dy shkëmbimeve mes Vidalit, Rakitiçit, Umtitit, Semedos dhe Firpos. Interi replikoi duke konfirmuar pëlqimin vetëm për këtë të fundit, por duke kërkuar të rritet pjesa “cash” në 90 milionë euro (kujtojmë se Lautaro ka një klauzolë prej 111-milionësh). Këtu kemi mbetur. Pa harruar Kavanin. Të gjithë presin lëvizjet.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"