Ka shënuar 9 gola mes Superiores dhe Kupës/ Guindo, heroi i heshtur i Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2021 | 11:30

Ka shënuar 9 gola mes Superiores dhe Kupës/ Guindo, heroi i heshtur i Laçit

Saliou Guindo është heroi i Laçit në këtë fillim sezoni. Në krye të golashënuesve së bashku me Seferin dhe Bashën, sulmuesi ka shënuar shtatë gola në Superiore. Një lider i vërtetë.

GUINDO

Në 12 javë ka tundur rrjetën shtatë herë, ndërsa mes Kupës, kampionatit e Europës ka 21 ndeshje në këmbët e tij, me 9 gola dhe 1612 minuta në fushën e lojës. Mund të kishte bërë më mirë, por gjithsesi ai është tërheqësi i kurbinasve në kampionat.

Po cili është Guindo? Në Shqipëri ai erdhi tek ekipi i Bylisit dhe për dy sezone luajti mes Kategorisë së Parë dhe Superiores, duke shënuar 19 gola. Më pas u largua drejt Turqisë, por nuk është se katranosi gjë në aventurën turke. U kthye në Shqipëri me Laçin dhe Shpëtim Duro e hodhi menjëherë në fushën e lojës.

Ka potencial të jashtëzakonshëm. I fortë fizikisht, vetëm 25 vjeç dhe 180 cm i gjatë, sulmuesi ka të ardhmen përpara. Laçi është skuadra e duhur dhe javët në vazhdim do të tregojnë forcën e tij. me ritmin që ka treguar deri tani në fund të 36 javëve parashikohet të shënojë 21 gola. Gjithsesi, për të bërë këtë duhet të punojë shumë së bashku me skuadrën.

Në Kurbin për të, ky sezon është rilindjeje pas vitit turk ku nuk bëri pothuajse asgjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"