Ka shënuar 699 gola apo 701? Ku shkojnë dy golat e Ronaldos?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 21:44

Ka shënuar 699 gola apo 701? Ku shkojnë dy golat e Ronaldos?

Janë aq shumë golat në karrierën e Kristiano Ronaldos, sa edhe makinat llogaritëse janë bllokuar.

kristiano ronaldo

CR7 e kaloi numrin e 700 golave në karrierë mes klubeve dhe kombëtares portugeze apo jo, me golin që shënoi në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Luksemburgut në kualifikuesen e “Euro 2020” të premten në Lisbonë? Shkollat e mendimit janë ndarë në dysh.

Njëra që nuk i numëron edhe dy golat e shënuar me kombëtaren olimpike, duke e konsideruar një formacion moshash, ndërsa shkolla tjetër, ajo që i vendos në koleksionin e 34-vjeçarit edhe dy golat e firmosur nga talenti luzitan me Portugalinë e Olimpiadës (94 së bashku me atë ndaj Luksemburgut), 5 me Sportingun e Lisbonës, 118 me Mançester Junajtid, 450 me Realin e Madridit dhe 32 me Juventusin. Debati duket se do të vazhdojë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"