Ka shënuar 267 gola në të gjitha kompeticionet, Kejn: Një natë perfekte, dua rekordin e Shirerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 18:35

Ka shënuar 267 gola në të gjitha kompeticionet, Kejn: Një natë perfekte, dua rekordin e Shirerit

200 gola në Premier Ligë, 267 në të gjitha kompeticionet, por Herri Kejn e ka vendosur objektivin e radhës, 260 golat në kampionat të Alen Shirerit.

kejn

“Alen e ka vendosur shifrën për t’u thyer, të shohim nëse unë do t’ia dal, ndonëse deri atëherë dua ta shijoj në maksimum këtë natë. Madje, jam i bindur se ai ka qenë duke e parë këtë ndeshje, pasi në fillim të javës folëm bashkë, ndonëse nuk e di nëse do të ketë qenë i lumtur për mua apo jo (qesh)… Kur mendoj për golin tim të parë me Totenhemin ndaj Shamrok Roversit, që atëherë duket sikur ka kaluar një përjetësi, por kur mendoj se tani jam në kuotën 267, më duket diçka edhe më e largët. Gjithsesi, thjesht fakti që kam kaluar legjenda të kësaj skuadre si Xhimi Grivs, jam krenar, aq më tepër që në këtë gol dhe ditë të shënuar kisha edhe familjen në stadium. Vitet kalojnë shumë shpejt, por unë dua ende të vazhdoj të luaj dhe shpresoj që të jem në këto nivele. Madje, dua më shumë ndeshje të Totenhemit si kjo natë perfekte ndaj Sitit”, tha Kejn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"