Ka shansin të bëjë arritjen e Skënderbeut, Tirana mbush arkat. Ja sa kanë grumbulluar deri tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 23:52

Ka shansin të bëjë arritjen e Skënderbeut, Tirana mbush arkat. Ja sa kanë grumbulluar deri tani

Tirana ka shansin më të madh të bëjë atë që vetëm Skënderbeu ka bërë gjatë gjithë historisë së futbollit shqiptar. T’ia dalë të grumbullojë më shumë se 3-4 milionë euro fitime nga pjesëmarrja në fazën e grupeve.

Tirana 0-2

Janë shumë komponentë që e çojnë Tiranën shumë lart në të ardhura, gjithmonë nëse kalon në fazën e grupeve të Europa League e ndalet atje.

Tirana deri tani që flasim ka të sigurta 920 000 euro, ndërsa mbetet për t’u parë nëse në “play off” do të grumbullojë 1.22 milionë euro apo do të marrë fondin prej 2.92 milionë eurosh. Nëse do të kualifikohet, sigurisht që do të marrë 2.92 milionë euro, ndërsa nëse eliminohet nga “play off”-i, atëherë shuma e fituar vetëm nga fondi i solidaritetit është 1.22 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"