“Ka qenë një sezon plot ngjyra dhe jo bardhezi”, Inzagi flet përpara sfidës së fundit të kampionatit: Dua rinovimin e këtij titullari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 15:11

“Ka qenë një sezon plot ngjyra dhe jo bardhezi”, Inzagi flet përpara sfidës së fundit të kampionatit: Dua rinovimin e këtij titullari

Interi i Simone Inzagit do të luaj këtë të diel sfidën e fundit të sezonit përball Sampdorias , ku do të vendoset dhe fituesi i Serisë A për këtë sezon, me zikaltërit që kanë një distancë prej 2 pikësh nga Milani i vendit të parë.

inzagi

Në konferencën e fundit për shtyp të këtij sezoni, Inzagi ka folur lidhur me vitin e tij të parë si trajner i Interit duke e cilësuar si fantastik. Ai është ndalur të flasë dhe për situatën e Perisiç duke theksuar se e konsideron lojtarin si të rëndësishëm për të ardhmen dhe se kërkon rinovimin e tij.

“Ka qenë një vit plot ngjyra jo bardhezi, kemi fituar kupa dhe kemi arritur në fazën me eliminim direkt në Champions. Ka qenë një sezon fantastik.

Sampdoria nesër është një ndeshe e rrezikshme duhet të tregohemi të kujdesshëm. Luajm për veten tonë më pas se çfarë ndodhë në ndeshjet e tjera nuk është në dorën tonë.

Nëse do të doja të ri-luaja një ndeshje do të ishte ajo me Liverpulin, rezultati 0-2 i ndeshjes së parë ishte i padrejtë për ne.

Perisicç është një lojtar shumë i rëndësishëm për mua dhe për Interin e të ardhmes. Dua që ai të rinovojë, por kjo varet dhe nga takimi që ai do të ketë me drejtuesit e klubit në ditët e ardhshme.”, u shpreh Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"