“Ka qenë gjithçka e mbyllur me Majorkën”, Uzuni zbulon prapaskenat e merkatos së janarit: As sot e kësaj dite nuk e di pse …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 23:35

“Ka qenë gjithçka e mbyllur me Majorkën”, Uzuni zbulon prapaskenat e merkatos së janarit: As sot e kësaj dite nuk e di pse …

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur:

bandicam 2020-02-23 23-09-36-296

“Unë jam tifoz i Juventusit. Dje kam ndjekur Juventusin. Mendoj që do e fitojë kampionatin edhe këtë vit. Kam qenë në bisedime me drejtorin dhe presidentin e Majorkës.

Ka qenë gjithçka e mbyllur, nuk e kuptova në momentin e fundit pse u prish. As sot as kësaj kësaj dite nuk e di arsyen. Dinamo e Zagrebit është klub i madh. Ka pasur interesim për mua në këto 1 vit e gjysëm që jam në Kroaci. Mendoj që deri në verë do lëviz. Kombëtarja është kënaqësia më e madhe për çdo futbollist.

Gjej mundësinë të falenderoj presidentin e Laçit i cili besoi shumë te mua. Uroj t’ia kem shpërblyer. Çunat e rinj nuk kanë nevojë për rrogën mujore në atë moshë. Duhet t’i ngjisësh shkallët një e nga një. Transferimi te Majorka mund të ishte fati im. Nuk e dimë çfarë mund të ndodhte.

Mendoj që ne lojtarët duhet të japim më të mirën për klubin. Kush është më në formë mendoj se e meriton ftesën në Kombëtare”, u shpreh Uzuni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"