Ka probleme në mbrojtje, Arsenali tenton lojtarin e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2019 | 13:49

Ka probleme në mbrojtje, Arsenali tenton lojtarin e Bajernit

Të enjten hapet zyrtarisht merkatoja në Europë dhe janari mund të sjellë edhe largimin e Zherom Boatengut nga Bajerni.

jerome-boateng-bayern-munich-07112018_1n39zmurvsagz1tmcthfiuqk9q

Qendërmbrojtësi 31-vjeçar është i pakënaqur me minutat e tij këtë sezon, pavarësisht se ka luajtur më shumë sesa ishte parashikuar (15 ndeshje në Bundesligë) për shkak të dëmtimit të rëndë të Zyles dhe Hernandezit. Por, a do të pranojë për këtë arsye klubi që ta lërë të largohet mbrojtësin duke parë krizën e dëmtimeve në mbrojtje?

Sipas “Daily Star” në Angli, Arsenali është i interesuar për shërbimet e tij. Çembërs, i cili luan edhe si qendërmbrojtës, u dëmtua në derbin me Çelsin. Ai u zëvendësua nga Mustafi, i cili nuk luan më një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e “Topçinjve”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"