Ka pranuar se është homoseksual, futbollisti i SHBA-së lëshon deklaratën: Katari nuk më ndalon të luaj në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2022 | 20:14

Ka pranuar se është homoseksual, futbollisti i SHBA-së lëshon deklaratën: Katari nuk më ndalon të luaj në Botëror

Futbollisti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolin Martin, ka dalë në vitin 2018 me deklaratën se është homoseksual. Në një intervistë të dhënë për “The Sun”, 27-vjeçari është shprehur se dëshiron të luajë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar, edhe pse kjo e fundit nuk pranon njerëz nga komuniteti LGBT, ndryshe do të dënohen me burg.

Collage Maker-25-Jul-2022-08.13-PM

“Në fillim nuk e dija se sa problem do të ishte të dilja dhe të pranoja të vërtetën. Kisha shumë ankth të them të drejtën, pasi nuk e dija se si tifozët e mi do ta pranonin këtë gjë. nuk e dija se si kjo gjë do të pritej, por thellë brenda vetes e dija që kjo ishte gjëja e duhur”, ishin fjalët e para të Martin.

Më pas ai u shpreh: “Do të shkojë në Kupën e Botës nëse kombëtarja më thërret. Mendoj se do të bëja krenarë komunitetin e homoseksualëve dhe e di që do të më respektojnë. Dua të bëjë të sigurt që një futbollist homoseksual po luan në Kupën e Botës dhe nuk do të ketë asgjë të keqe me këtë, veçse respektit”.

Ai vazhdoi: “Nuk mendoj se probleme me shtetin organizues ka vetëm komuniteti i homoseksualëve, por ka akoma dhe më shumë probleme të tjera me organizimin e Kupës së Botës në Katar. Janë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave. Unë besoj se do të kisha shumë probleme nëse do të luaja një ndeshje në atë vend, pasi nuk e di se si do të pritesha. Futbolli është një sport për të gjithë dhe duhet të shijohet nga çdokush”, përfundoi mesfushori që luan për San Diego Lojal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"