Ka pësuar më shumë faulle në Europë këtë sezon, të gjithë në “gjueti” të Viniciusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 21:45

Ka pësuar më shumë faulle në Europë këtë sezon, të gjithë në “gjueti” të Viniciusit

Ajo e Majorkës të dielën pasdite, me 29 faulle kundër Realit të Madridit rekord në këtë sezon në La Liga 10 prej të cilëve vetëm drejt Viniciusit, nuk ishte një rastësi.

16637482710085

Skuadrat në kampionatin spanjoll kanë bërë shënimet e rastit për të ndalur Realin e Madridit dhe lojtarin më problematik për mbrojtjet kundërshtare: Vinicius Zhunior. Shumë nga klubet e vogla, zakonisht përdorin metoda antike, por shifrat tregojnë se në këtë sezon e kanë tepruar në një shkallë sipërore. Jo më kot, sulmuesi brazilian i Realit të Madridit rezulton lojtari më i shkelmuar ndër pesë kampionatet më të forta në Europë. Dhe me diferencë madje. Vinicius është lojtari që ka pësuar më shumë faulle në Europë, 79 të tillë, ndërsa i dyti vjen një tjetër brazilian, ai i Paris SGsë, me 59 faulle të shkaktuara në dëm të tij. Nuk është rastësi që dy të parët janë sulmues brazilianë, por diferenca prej 20 faullesh ndërmjet tyre tregon se në Spanjë, Vinicius është kthyer në një model për trajnerët kundërshtarë.

“Gjuetia” ndaj Viniciusit arriti pikën kulmore në këtë sezon me takimin e së dielës në Majorka. Mafeo fillimisht dhe Raijo më tej zbatuan me përpikëri urdhrat e trajnerit Aguirre: 10 faulle vetëm në adresë të Vinit, një rekord më vete. Në Madrid janë të shqetësuar me këtë qasje që kundërshtarët kanë ndaj sulmuesit të Realit si në fushë dhe jashtë saj. Jo më kot, Ançeloti dhe kapiteni Naço pas humbjes në Majorka ishin në një mendje: “Rreth Viniciusit po krijohet një ambient mbytës, por që në fakt nuk favorizon askënd, nuk i bën mirë askujt”. Klubi dhe vetë lojtari kanë fajësuar gjyqtarët që po lejojnë lojën tej rregullave.

EUROPA – Faullet ndaj Viniciusit janë shtuar me kalimin e viteve. Ndërsa lojtari ka fituar peshë dhe rëndësi në ekip, mbrojtjet janë bërë më agresive me lojtarin. Progresi është “spektakolar”, duke shkuar nga 21 faulle të marra në sezonin e parë në 79 këtë sezon kur janë luajtur vetëm 20 ndeshje. Në fakt, ai tashmë ka marrë më shumë faulle këtë sezon sesa gjatë gjithë vitit të kaluar (76). Shifrat tregojnë se Viniciusi merr një faull çdo 22 minuta. Por nga ana tjetër, shkelmat e shumtë në adresë të tij e kanë nervozuar brazilianin, që, duke u ankuar te gjyqtarët në këmbim të mbrojtjes, ka marrë kartonë të verdhë. Ndaj Majorkës, lojtari më i sulmuar nga mbrojtjet rivale mori kartonin e pestë të verdhë dhe do të mungojë ndaj Elçes. Të dhënat e Viniciusit në La Liga nuk kanë të krahasuar me atë çfarë ndodh në Europë. Në Ligën e Kampioneve ka pësuar 11 faulle, një çdo 40 minuta. Shifrat janë dhe më të ulëta në Botëror, ku ndaj tij shkaktohej një faull çdo 1.75 ndeshje.521PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"