Ka pasur fatin të luajë me të dy, flet Dibala: Me Mesin gabova, Ronaldo duket si mburravec, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 0:11

Ka pasur fatin të luajë me të dy, flet Dibala: Me Mesin gabova, Ronaldo duket si mburravec, por…

Paulo Dibala është një nga lojtarët që ka pasur fatin të luajë me dy lojtarët më të mirë në botë, siç janë Kristiano Ronaldo dhe Leo Mesi. dibala ronaldo

Pikërisht në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi i Juventusit ka folur për të dy, ku ka thënë se ka gabuar në deklaratat që ka dhënë për Mesin, ndërkohë që thotë se Ronaldo është një njeri i shkëlqyer si në fushë edhe jashtë.

Fraza ime për Mesin, se është e vështirë të luash me të ishte e gabuar. Ndoshta duhet ta kisha thënë më ndryshe, nuk jam përpjekur kurrë të kritikoj shokët e mi. Nuk kam biseduar me të për këtë temë. Jemi lojtarë të ngjashëm në aspektin taktik.

Do të më pëlqente të kisha dhënë diçka më shumë për Argjentinën dhe të arrija rezultate më të mira, si në aspektin e grupit edhe atë personal.Mesi dhe Dibala

Ronaldo është një person fantastik dhe shumë i shoqërueshëm. Kur ai u transferua te ne pasi na kishte eliminuar, unë pashë një djalë të shkëlqyer. Është shumë i qetë, brenda dhe jashtë dhomave të zhveshjes.

Të jep përshtypjen e një mburraveci, por nuk ka lidhje me një tip të tillë. Një ditë i thashë që e urrenin në Argjentinë për këtë shkak, por ai më tha se tani është mesuar me këto dhe nuk i bëjnë shumë përshtypje.”, u shpreh Dibala

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"