Ka oferta nga Hungaria, Broja drejt rinovimit me Partizanin. Zbulohet kushti i vetëm i mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2021 | 16:36

Ka oferta nga Hungaria, Broja drejt rinovimit me Partizanin. Zbulohet kushti i vetëm i mesfushorit

Rron Broja ishte një ndër lojtarët që u dallua më së shumti këtë sezon te skuadra e Partizanit.


broja partizani

Nën urdhrat e Ilir Dajës, Broja kishte një rritje graduale dhe në momentin kur Partizanit i duhej të merrte fitore dhe të luftonte fort për objektivat, Broja ishte në lartësinë e duhur, duke ofruar stabilitet në mesfushë dhe duke fituar duele të pafundme, si në ajër ashtu dhe në duele një kundër një. 25-vjeçari ka tërhequr interesimin edhe të klubit hungarez, Mezokovesdi.

Këta të fundit i kanë ofruar plot 8 mijë euro pagë në muaj, por dëshira e Brojës është të qëndrojë te Partizani dhe të rinovojë. Kushti i vetëm që mesfushori i ka vendosur klubit është t’i afrohet kësaj oferte të marrë nga klubi hungarez, për të vazhduar bashkëpunimin.

Trajneri Daja e sheh Brojën si një shtyllë kyçe të grupit që do të ndërtojë te Partizani dhe rinovimi shihet me optimizëm nga të dyja palët. Problemi i vetëm tashmë është vetëm çështja financiare, që edhe për këtë pjesë, ka optimizëm se mund të gjendet gjuha e përbashkët.

Broja, në sezonin që lamë pas, ka luajtur 32 ndeshje për “demat”, ku 30 prej tyre i ka nisur si titullar. Edhe pse nuk ka shënuar asnjë gol, stabiliteti që 25-vjeçari i ka dhënë skuadrës, është i pazëvendësueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"