Ka një vit e gjysmë pa fituar derbin, tani Partizanit i duhet të presë… finalen e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 22:59

Ka një vit e gjysmë pa fituar derbin, tani Partizanit i duhet të presë… finalen e Botërorit

Periudha kur Partizani linte 5 vite Tiranën pa fituar një derbi duket se është lënë pas dhe ndeshja mes dy skuadrave kryeqytetase ka filluar të kthehet në një problem për të kuqtë. Mjafton të kujtosh se tashmë atyre i mbushet një vit e gjysmë nga fitorja e fundit ndaj Tiranës në kampionat.

partizani tirana derbi

Për herë të fundit, Partizani kishte fituar më 13 marsin e vitit 2021. Që atëherë, në 6 derbi të luajtur kanë pësuar 4 humbje e dy barazime, duke kthyer në favorin e Tiranës sfidat që kur theu “mallkimin” e saj në dhjetorin e vitit 2019. Që nga ajo datë janë luajtur 12 sfida që flasin për 6 fitore bardheblu, 4 barazime dhe vetëm 2 suksese të të kuqve. Shumë pak për këta të fundit në një ndeshje që ndjehet shumë nga tifozeria e tyre.

Tani për të tentuar që të kthejnë fatet e derbit përsëri në favor të tyre, të kuqtë duhet të presin finalen e Botërorit. Sipas kalendarit të këtij sezoni që ndërpritet në muajt nëntor-dhjetor për shkak të Katar 2022, derbi i javës së 15 mes Tiranës dhe Partizanit është caktuar të luhet pikërisht në periudhën e datave 15-16 dhjetor. Kjo ndeshje do të zhvillohet në ditët pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale të Botërorit 2022, para se të mësohet se kush është fituesi i trofeut në finalen që luhet më 18 dhjetor.

java 15

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"