Ka një balotazh të madh në sulm, Laçi di t’i “zbusë demat”. Ja formacioni i mundshëm ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2023 | 12:03

Ka një balotazh të madh në sulm, Laçi di t’i “zbusë demat”. Ja formacioni i mundshëm ndaj Partizanit

Në tri ndeshje të këtij sezoni, Laçi ka arritur të fitojë dy ndaj Partizanit. LaciPikërisht dy të fundit kanë përfunduar me triumfin e bardhezinjve dhe ky është një tregues se pavarësisht forcës së Partizanit, kurbinasit dinë t’i “zbusin” “demat”. Ndryshe nga kundërshtari, që ka pasur probleme fizike gjatë javës, te Laçi nuk ka pasur shqetësime të tilla dhe trajneri Stavri Nica e ka grupin e plotë për betejën e nesërme në Laç në orën 15:00, e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.

Përveç ecurisë së mirë ndaj të kuqve, Laçi vjen në këtë ndeshje me entuziazmin e një fitoreje të madhe ndaj Teutës në Durrës, me një përmbysje heroike. Tashmë përballë është një kundërshtar më i fortë në letër, por evident është edhe fakti që kurbinasit luajnë në shtëpinë e tyre.

Trajneri Stavri Nica pritet të zbresë me një rreshtim klasik 4-3-3. I vetmi dyshim është në majën e sulmit, ku Shkurtaj dhe Guindo luftojnë për një fanellë titullari.ngm,.ng

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"