Ka ndërtuar skuadër për Europë, Shtubina jep dorëheqjen nga Egnatia: Mos më pyesni pse ndodhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2023 | 16:44

Ka ndërtuar skuadër për Europë, Shtubina jep dorëheqjen nga Egnatia: Mos më pyesni pse ndodhi

Egnatia e këtij sezoni është ndërtuar për të synuar Europën dhe rrogozhinasit janë plotësisht në shinat e duhura për të siguruar një pozicion historik në kampionat. Por ndonëse ekipi ka bërë mirë, në mënyrë të papritur ka ardhur dorëheqja e drejtorit sportiv të klubit dhe një prej përgjegjësve të merkatos së rrogozhinasve, Ndriçim Shtubina.

NDRICIM SHTUBINA

Ky i fundit, ka bërë të ditur vendimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke mos shpjeguar se pse kishte ndodhur ky ndryshim.

“Përshëndetje të gjithë, nga sot nuk jam më drejtori sportiv i Egnatias. Këtë gjë po e bëj për të mirë të klubit dhe për respektin që kam për presidentin që për mua nuk është vetëm president por një vëlla. Nuk i harroj gjërat që ka bërë për mua.

Unë jam krenar për këtë skuadër me këta djem super lojtarë dhe super djem,. Falënderoj edhe Klejd Zenelin, ishte shumë ndihmë e madhe për mua. I falënderoj të gjithë njerëzit që punojnë në këtë klub. Falënderoj edhe tifozët që më kanë mbështetur edhe kur isha në fushë, edhe jashtë saj,

S’kam asnjë dyshim, kjo skuadër do të shkojë në Europë. Por ndoshta nuk do të largohem nga klubi, presidenti më ka ofruar një post tjetër, por dua ta mendoj.

Faleminderit të gjithëve, ju uroj suksese me shpirt.

Ju lutem mos më pyesni pse ka ndodhur kjo se nuk do ju kthej përgjigje”, shkruante Shtubina në postimin e tij.

WhatsApp Image 2023-01-06 at 4.33.19 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"