Ka model Mamadu Sakon, futbollisti i Bylisit: Është koha të “zë mend” dhe të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 16:17

Ka model Mamadu Sakon, futbollisti i Bylisit: Është koha të “zë mend” dhe të…

Pak ditë më parë është zyrtarizuar si pjesë e skuadrës së Bylisit franko-kongolezi Lionel Samba, që e ka nisur karrierën e tij nga akademitë franceze dhe më pas ka luajtur në Bullgari.

Samba Bylis

Në një rrëfim të gjatë median franceze “PKFOOT”, Samba ka folur me detaje për karrierën e tij, por edhe eksperiencat dhe vështirësitë që ka kaluar. Në intervistën e tij mbrojtësi më i ri i Bylisit pohon se modeli i tij si lojtar është Mamadu Sako dhe shpreson që të luajë për kombëtaren e origjinës, Kongon. Anglia, Belgjika dhe Portugalia shikohen si kampionatet e preferuara për mbrojtësin 21-vjeçar.

Samba pohon se ka ardhur koha që ai “të zërë mend” duke iu përkushtuar më shumë karrierës, në mënyrë që të përmirësohet dhe të realizojë synimet e tija. Këtë gjë ai shpreson ta realizojë që nga aventura e re me Bylisin, ku është i gatshëm për trajnerin Dovedan për ndeshjen e nesërme ndaj Teutës.

“Tani jam bërë pjesë e një klubi të divizionit të parë në Shqipëri, ku synoj të luaj sa më shumë ndeshje duke qenë titullar i rregullt. Është koha të ‘zë mend” dhe të përparoj. Pa dyshim, qëllimi kryesor është të ndihmoj ekipin (Bylisin) e t’i bëj njerëzit të flasin për mua dhe pastaj të vazhdojnë të punojnë për të shkuar sa më lart”, u shpreh mes të tjerash Samba për median franceze.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"