Ka mbetur vetëm zyrtarizimi, Borusia e Dortmundit rikthen në Bundesligë sulmuesin afrikan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 23:29

Ka mbetur vetëm zyrtarizimi, Borusia e Dortmundit rikthen në Bundesligë sulmuesin afrikan

Borusia e Dortmundit ka arritur marrëveshjen për të afruar nga Ajaksi, sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Sebastian Haler.

haler

28-vjeçari që shpërtheu në Ligën e Kampionëve që në sezonin e tij të parë me skuadrën holandeze, duket se do të rikthehet sërish në Bundesligë, pasi më parë aktivizohej në radhët e Ajntrahtit të Frankfurtit.

Pas Karim Adejemit, Haler është sulmuesi i dytë që ka firmosur me verdhezinjtë, me të dy lojtarët që priten të lënë boshë hapësirën e lënë nga Haland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"