Ka marrëdhenie të acaruara me Guardiolën, Juventusi dhe Bajerni gati të rrëmbejnë yllin e Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2019 | 20:18

Ka marrëdhenie të acaruara me Guardiolën, Juventusi dhe Bajerni gati të rrëmbejnë yllin e Sitit

Eleminimet e parakohshme të Juventusit dhe të Bajernit, do të bëjnë që të dyja këto skuadra të nisin në mënyrë intensive merkaton e janarit.

saneLeroi Sane është një emër që dëgjohet te të dyja këto klube, të cilat do të bëjnë lëvizjet e tyre në verë.

Siç bën me dije “Calciomercato.it”, Sane nuk ka një marrëdhënie të mirë me Guardiolën dhe Juventusi do të hyjë direkt në garë për shërbimet e 23 vjeçarit.

Në garë me italianët do të jetë dhe Bajerni i Mynihut, që kërkon të risjellë në Gjermani, ish-lojtarin e Shalkes.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me lojtarin gjatë verës, pasi do të jetë shumë e veshtirë për të qëndruar në Angli.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"