Ka marrë vëmendjen e gjithë Gjermanisë, talenti i Bajernit një gol larg rekordit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 14:51

Ka marrë vëmendjen e gjithë Gjermanisë, talenti i Bajernit një gol larg rekordit të ri

Robert Levandovski dhe Erling Haland i kthyen shpinën Bundesligës në verë. Gjermania humbi dy makineri golash që kanë thyer rekorde të njëpasnjëshme në të njëjtën kohë, por Bajerni transferoi një sulmues si Sadio Mane për të zëvendësuar polakun. Ndërsa një tjetër talent brenda skuadrës kampione është duke i rrëmbyer skenën yllit senegalez. Flasim për Xhamal Musialën.

Emri: Jamal Musiala Datëlindja: 26 shkurt 2003 Vlera: 55 milionë euro

Emri: Jamal Musiala
Datëlindja: 26 shkurt 2003
Vlera: 55 milionë euro

19-vjeçari madje ecën në gjurmët e presidentit të nderit të bavarezëve, Uli Hënes, duke barazuar një rekord të vjetër të legjendës së klubit. Emri i talentit të kombëtares gjermane është në gojën e të gjithëve.

Si në Superkupë kundër Lajpcigut, ashtu edhe në ndeshjen e javës së parë të Bundesligës fituar 6-1 kundër Frankfurtit, ai la gjurmën e tij duke shënuar. Sidomos në javën e parë të Bundesligë, ku ai i argëtoi tifozët me një dygolësh: i dyti ishte një gol ëndrrash pas njëaksioni spektakolar.

Për të ishte goli i 13-të në Bundesligë në 58 ndeshje. Ai barazoi rekordin e Uli Hënesit, sepse vetëm ish-presidenti kishte shënuar kaq shumë për Bajernin përpara se të mbushte 20 vjeç.

Musiala feston 20-vjetorin në 26 shkurt dhe i mjafton një gol më shumë për të lënë pas edhe Hënesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"