Ka marrë lejë për t’u grumbullar me kombëtaren U-21 të Nigerisë, ja kur do të kthehet futbollisti i Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 14:09

Ka marrë lejë për t’u grumbullar me kombëtaren U-21 të Nigerisë, ja kur do të kthehet futbollisti i Egnatias

Mesfushori i talentuar i Egnatias, Ojediran Hamzat, ka disa ditë që ka marrë leje për të marrë pjesë në grumbullimin me Kombëtaren Shpresa të Nigerisë.

Hamzat Ojediran 1

Burime brenda klubit rrogozhinas shprehen se futbollisti do të rikthehet në skuadrën e Egnatias në fund të muajit shkurt. Duhet thënë se Hamzat ka luajtur deri më tani tek Egnatia 10 ndeshje me një total prej 717 minutash në fushën e lojës. Ai shihet si një lojtar shumë premtues për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"