Ka luajtur vetëm 9 minuta këtë sezon, Milani synon mesfushorin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 14:14

Ka luajtur vetëm 9 minuta këtë sezon, Milani synon mesfushorin e Realit

Vetëm 9 minuta ka luajtur këtë sezon Brahim Diaz, i cili la Mançester Sitin dhe u bashkua me Realin e Madridit.

brahim diaz

Duket se mesfushori i avancuar duhet të kërkojë të ardhmen e tij në një skuadër tjetër, larg Spanjës.

Siç raporton “Marca”, Milani synoi në fundin e merkatos së verës të merrte në skuadër Brahim Diazin, gjë që nuk e arriti dhe duket se do ta tentojë në janar. Gjë që do i shërbente të dyja palëve.

Kuqezinjtë do të synojnë ta marrin lojtarin në Milano, ku mund të gjejë shkëlqimin e munguar te madrilenët, që nuk i kanë dhënë aspak hapësira.

Diaz është vetëm 20 vjeç dhe është një prodhim i Akademisë së Sitit, që nuk besoj deri në fund tek ai.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"