Ka luajtur me Milanin, Juventusi bllokon “ish”-in e kuqezinjve për në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 9:32

Ka luajtur me Milanin, Juventusi bllokon “ish”-in e kuqezinjve për në verë

Andrea Pirlo e kërkonte që në merkaton e shtatorit, përpara se sezoni aktual të niste, por duke parë kohët e shkurtra dhe problemet që solli pandemia, një akord nuk u bë i mundur. Gjithsesi, rrugët e Juventusit dhe Manuel Lokatelit duket se janë të lidhura bashkë, duke dëgjuar edhe fjalët e shprehura dje, përpara ndeshjes mes bardhezinjve dhe Sasuolos, nga menaxheri i lojtarit, Stefano Kastelnovo.
lokateli
“E vërteta është që Juventusi ka shfaqur prej disa kohësh një interes shumë të fortë për Lokatelin, por mes torinezëve dhe Sasuolos nuk arriti që të gjendej akordi. Këto janë gjëra që ndodhin, duke parë edhe situatën që po vuajmë të gjithë, por nuk do të isha aspak i habitur nëse Lokateli do të firmoste një sezon me vonesë me Juven, pra këtë verë. Nëse do të jemi me fat dhe nëse gjërat do të ecin siç kanë ndodhu deri tani, jam optimist për një surprizë të bukur për klientin tim. Një rikthim te Milani? Manuel u rrit aty, do t’i jetë gjithmonë borxhli kuqezinjve, por nuk kërkon të bëjë hapa prapa në karrierë, por kërkon të shohë përpara një tjetër eksperiencë përveçse asaj kuqezi. Gjithsesi, siç që të shkojë, te Sasuolo ndihet në mënyrë perfekte”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"