“Ka lojë të pistë ndaj Flamurtarit”, shpërthen Sinemati: Vetëm këtu ndodh që një ekip që vjet luftonte për mbijetesë, sot pretendon titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2019 | 17:13

“Ka lojë të pistë ndaj Flamurtarit”, shpërthen Sinemati: Vetëm këtu ndodh që një ekip që vjet luftonte për mbijetesë, sot pretendon titullin

Opinionisti i njohur sportiv, Gëzim Sinemati ka analizuar situatën në Kategorinë Superiore, në 5 javët e para të kampionatit. I ftuar i përhershëm në studion e “Proçesit Sportiv”, Sinemati e ka cilësuar si të çuditshëm faktin që Tirana, teksa sezonin e fundit luftoi për mbijetesë, këtë sezon pretendon për titullin kampion.

Sinemati

“Më bën përshtypje kur thonë që kemi ndeshje shumë të fortë me ekipe pretendentë. Vetëm në Shqipëri është ky luks, që një ekip një vit më parë lufton të mbijetojë e sot është pretendent titulli.

Në Serinë A është e pamundur që një ekip i tillë të ketë këto pretendime. Tirana nuk duhet ta lejojë që të marrë një presion të tillë. Tirana të shohë luftën që bëri këto vite. Mund të thuash edhe për Bylisin që është pretendent”, u shpreh Sinemati.

Ai gjithashtu komentoi edhe vendimin për mbylljen e stadiumit të Flamurtarit në sfidën ndaj Laçit, duke deklaruar:

“Nuk komandon dot Sinani kush shkon e jo në stadium. Klubi nuk ndalon dot tifozët. Ka një lojë të pistë ndaj Flamurtarit, që ka vazhduar. Por Sinani kur duhej të fliste nuk foli, tani flet, por është vonë për të folur, ka kaluar koha.

Vonesa e rrogave nuk është vetëm e Flamurtarit por edhe i klubeve të tjera. Në të gjitha vonohen, por Flamurtari është fenomeni”.

Në fund edhe një koment për derbin: “Ne e fryjmë shumë, duhet marrë me qetësi. Mediat e spostojnë vëmendjen, se ngjarja me e madhe këtu është tribuna e jo fusha. Te ne  bëjnë xixa tifozët, ngjarja kryesore duhet të jetë niveli i lojës në fushë”, përfundoi Sinemati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"