Ka kritika ndaj ekipit, Besëlidhja kërkon shpëtim nga…janari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2020 | 14:35

Ka kritika ndaj ekipit, Besëlidhja kërkon shpëtim nga…janari

Besëlidhja është rikthyer në fushë dje, për të nisur përgatitjet anti-Orik. Stërvitja ka nisur me analizën e zakonshme, ku u diskutua gjerë e gjatë për humbjen e pësuar përballë Dinamos, e dyta për këtë sezon. Kritikat nuk munguan, ndërsa stafi teknik vendosi në pah gabimet e shfaqura. Mbivlerësimi duket se ka dhënë pasojat e veta, ndaj Sinan Bardhi ka kërkuar që në vazhdim të gjithë të ulin kokën dhe ta marrin më seriozisht misionin “Superiore”. Skuadra ka 12 vite në inferiore, ndaj ngjitja është objektiv i panegociueshëm.
Korabi-Beselidhja
Vetë trajneri paralajmëroi se do të ketë merkato në të gjitha repartet, pasi duket se ky grup nuk po bind. Kjo ka bërë që edhe drejtuesit të fillojnë menjëherë nga puna dhe t’i planifikojnë që tani për afrimet e janarit. Me humbjen që pësuan të hënën në kryeqytet, lezhjanët tashmë janë ngulur në vend të katërt të klasifikimit, gjashtë pikë larg kreut. Synimet janë kompromentuar, ndaj kthesa në javën e 8- të është domosdoshmëri. Gjatë këtyre ditëve do të punohet ndjeshëm edhe me mesfushën, pasi ishte sektori që shfaqi më shumë probleme.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"