Ka kontribuar në 27 gola këtë sezon, Milani përgatit afrimin e madh. Lojtari një hap larg kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 18:59

Ka kontribuar në 27 gola këtë sezon, Milani përgatit afrimin e madh. Lojtari një hap larg kuqezinjve

Milani po planifikon goditjen e parë në këtë merkato dhe ajo pritet të jetë në repartin e mesfushës. Sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, kuqezinjtë janë shumë afër firmës me mesfushorin e Salcburg, Dominik Szoboslai.gettyimages-1178663506-1024x1024

Talenti hungarez ndiqet prej kohësh nga klubi italian, që tashmë duket shumë afër marrëveshjes me klubin e lojtarit. Mesfushori thuhet se është një dëshirë e madhe e Ralf Rangnik, i cili pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit sezonin tjetër.

Në këtë situatë, drejtuesit kuqezi kanë nisur nga punë dhe janë shumë afër transferimit të 19-vjeçarit. Szoboslai ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Salcburgun, teksa në 38 ndeshje të zhvilluara, ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 17 asiste.

roberto_firmino_of_liverpool_and_dominik_szoboszlai_of_red_bull__1352295

Raporti i sipërpërmendur shkruan se transferimi i mesfushorit pritet t’i kushtojë 24 milionë euro arkave të Milani dhe do firmosë një kontratë 3-vjeçare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"