Ka kontratë 2-vjeçare me Kukësin, Karabak synon titullarin e skuadrës verilindore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 9:20

Ka kontratë 2-vjeçare me Kukësin, Karabak synon titullarin e skuadrës verilindore

Besir Demiri firmosi në shtator të vitit të kaluar një kontratë 2-vjeçare me Kukësin. Mbrojtësi i majtë që tashmë luan si mesfushor qendre ka provuar të luajë në të kaluarën përveç aktivizimit me Shkëndijën e Tetovës dhe Vardarin në Maqedoni, edhe në vende si Ukraina dhe Sllovakia, pikërisht në klube si Mariupol dhe Zilina.

demiri

Ndërkohë, mediat azere kanë raportuar së fundmi se për Demirin është i interesuar kampioni i Azerbajxhanit, Karabak.

auto_auto_Partizani-Kukesi16132978721613481861

Titullari i Kukësit shihet si lojtari ideal për krahun e majtë të mbrojtjes së skuadrës ku ka bërë histori Ansi Agolli. Megjithatë, ai është nën kontratë me Kukësin dhe klubi verilindor kërkon patjetër dëmshpërblim për kartonin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"