Ka klauzolë 50 milionë euro, sulmuesi i Kosovës huazohet te një tjetër skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 21:50

Ka klauzolë 50 milionë euro, sulmuesi i Kosovës huazohet te një tjetër skuadër

Dionis Avdiaj është huazuar te Uillem 2 në kampionatin holandez. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i cili është në pronësi të Shalkes u huazua për të 3 herë, teksa më parë veshi fanellën e Shtrum Grac dhe Roda.

avidjaj

Edhe pse nuk ka lënë gjurmë në Bundesligë, drejtuesit e klubit gjerman nuk e kanë ndërprerë kontratën me shqiptarin e Kosovës dhe klauzola e largimit vazhdon të jetë 50 milionë euro. Një shifër e çmendur për një futbollist si Avijaj. 21-vjeçari u aktivizua 11 ndeshje në kampionatin holandez me Rodën ku arriti të shënonte 3 gola, ndërsa tashmë do të vazhdojë aventurën me Uilliem 2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"