Ka interes nga ekipe të Bundesligës dhe Serisë A, Çelsi futet në garë për lojtarin e Real Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 14:27

Ka interes nga ekipe të Bundesligës dhe Serisë A, Çelsi futet në garë për lojtarin e Real Madridit

Çelsi i është bashkuar garës për të nënshkruar me Serxhio Regulion nga Real Madridi. Mbrojtësi i majtë e kaloi sezonin 2019-2020 në huazim tek Sevilja.

sergio regiiolon

23 vjeçari arriti të bëjë debutimin me Real Madridin kur në krye ishte Lopetegui që tani është trajner i Seviljas dhe lojtari dëshiron të qëndrojë edhe një vit tek ekipi spanjoll. Gjithsesi kjo mbetet të shikohet sepse për Regulion ka interes nga ekipe të mëdha nga Bundesliga dhe Seria A, me Çelsin që është futur së fundmi në garë për të.

Nëse Regulion transferohet tek kulbi londinez do gjente Markos Alonson një tjetër lojtarë i dalë nga akademia e Real Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"