Ka gjykuar vetëm 1 herë ekip shqiptar, njihuni me arbitrin që do të vendosë drejtësinë për Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2018 | 14:29

Ka gjykuar vetëm 1 herë ekip shqiptar, njihuni me arbitrin që do të vendosë drejtësinë për Kukësin

Kukësi nuk arriti që të kualifikohej përballë Karabakut të Ansi Agollit dhe kështu i tha mirupafshim kompeticionit të Champions League. Tashmë verilindorët do të luajnë në raundin e tretë të kualifikueseve për në Europa League ku do të ketë përballë ekipin e Torpedo Kutaisit.

kukesi

Ajo që vjen e re për ekipin e Kukësit është se ndeshjen e parë do ta luajë jashtë, ndryshe nga ndeshja me Valetën dhe Karabakun që i luajti ndeshjet e para në Shqipëri. Tani ekipi verilindor është njohur edhe me arbitrin që do të gjykojë ndeshjen.

alan

Ai është Alan Mario Sant i cili do të ketë si asistentë Eduard Spiterin dhe Roberto Velën. Rusi Aleksei Spirin do të ketë rolin e vëzhguesit të ndeshjes ndërsa Aurel Mihal Ionesku do të jetë delegat i UEFA-s. Ndërkohë që arbitri kryesor ka arbitruar vetëm njëherë një ekip shqiptar, dhe ai është Skënderbeu në ndeshjen përballë Mlada Boleslav të cilën e humbi me rezultat 2-1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"