Ka gati 90 milionë euro, Siti nuk heziton për të blerë lojtarin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 9:12

Ka gati 90 milionë euro, Siti nuk heziton për të blerë lojtarin e Interit

Mançester Siti këtë sezon përveç “problemit” madhor që quhet Liverpul, që nuk po lëshon pikë dhe po shkon si “tren” drejt titullit, mbrojtja shqetëson Guardiolën.

siti

Siç raporton “Daily Star”, Mançester Siti e ka gjetur “kurën” për mbrojtjen dhe duket se është Milan Shkrinjar, lojtari i Interit.

Qendërmbrojtësi sllovak konsiderohet si një ndër më të mirët në pozicionin e tij në Itali dhe gjatë verës ka pasur interesim nga Barcelona për të. Duket ditur vlerat e tij dhe atë që ai po jep në fushë nën urdhrat e Kontes, Mançester Siti është gati të ofrojë 90 milionë euro për të blerë sllovakun.

Shkrinjar

Do të ishte një humbje e madhe për Interin, nëse Shkrinjar do largohej, pasi kontributi i tij tek Interi është jo i vogël.

Sllovaku këtë sezon ka luajtur në 27 ndeshje, duke u konsideruar nga Konte si një lojtar titullar i pazëvendësueshëm.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"