Ka fituar tre penallti, njihuni me “heroin e heshtur” në Fier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 19:05

Ka fituar tre penallti, njihuni me “heroin e heshtur” në Fier

Mario Gjata mund të quhet “heroi i heshtur” i Apolonisë. Tre penalltitë e fierakëve për këtë sezon janë fituar që të gjitha prej tij.

mario gjata apolonia

E nisi me Turbinën në javën e 3- të (shënon Branica dhe avantazhon 2-1 Apolonia), vijoi me Ilirinë në javën e 4-t (sërish shënon Branica, të vetmin gol të ndeshjes) dhe javën e fundit ndaj Besës (gjuan Hysenshahaj dhe barazon rezultatin.

Ky është 19- vjeçari i aktivizuar vetëm 263 minuta në 6 ndeshje, prezenca e tij në fushë ka rritur ndjeshëm eficiencën në vijën e parë të bardhejeshilëve dhe krijon probleme në mbrojtjen kundërshtare. “Mendoj se meritonim më shumë ndaj Besës, pavarësisht se loja rrodhi e tillë dhe ne barazuam në minutat e fundit. Kemi luajtur më mirë gjatë gjithë ndeshjes ndaj tyre, por ata u mbrojtën fort dhe me kujdes. Më vjen mirë që fitova penalltinë e barazimit, por humba një rast më vonë, që do të ishte goli i fitores. Nuk kam pse ta fsheh që dua të luaj më shumë, ashtu si çdo lojtar e dëshiron këtë gjë. Për këtë stërvitem fort, por respektoj vendimin e profesorit. Për pjesën tjetër që përmendët ju, për penalltitë e fituara prej meje dhe që i gjuajnë të tjerët, nuk kam aspak ‘dhimbje’. Është normale që penalltitë ekzekutohen nga futbollistët më me përvojë dhe keq do ndihesha nëse do të shpërdoroheshin”, tha sulmuesi.

Në fund nuk fsheh ëndrrën e madhe. “E cili futbollist nuk e ëndërron ‘shqiponjën’ kuqezi? Arritjet e Apolonisë, jam i bindur se do të më ndihmojnë në këtë drejtim. Odise Roshi, Kejdi Bare e kanë nisur këtu, ndërsa sot kam modelin e Harizajt, Sotës dhe Mihanës, që kanë qenë pjesë e Kombëtareve të moshave”, përmbyll Mario Gjata.

Bujar Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"