Ka fituar kampionatin kudo ku ka luajtur, titullari i Bajernit rrëfen objektivin e radhës: Dua “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 18:50

Ka fituar kampionatin kudo ku ka luajtur, titullari i Bajernit rrëfen objektivin e radhës: Dua “Topin e Artë”

Sulmuesi francez i Bajernit të Mynihut, Kingsli Koman, ka deklaruar se ai e ka përmbushur ëndrrën e tij për të luajtur për një klub si bavarezët. Por tashmë ai i ka caktuar objektiva të rinj vetes. Një prej tyre është dhe “Topi i Artë”.

koman

Pasi ka fituar 7 herë Bundesligën me Bajernin, ka fituar Ligën e kampioneve, tashmë ai dëshiron të fokusohet dhe te trofeu i lakmuar individual.

“Objektivat që kam janë plotësisht të arritshme dhe mund t’ia dal nëse punoj shumë dhe sigurisht me pak besim dhe fat. Kam ende shumë për të arritur. Dua të fitoj Kupën e Botës sepse më ka munguar.

Dhe pas Kupës së Botës dua të fitoj dhe ‘Topin e Artë'”, ka thënë Koman gjatë një interviste për “Daily Mail”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"