Ka festë në Shkodër, Vllaznia U-19 shpallet kampione e Grupit A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 10:21

Ka festë në Shkodër, Vllaznia U-19 shpallet kampione e Grupit A

Vllaznia është shpallur kampione e Grupit A për të rinjtë në ndeshjen e javës së fundit, të cilën e zhvilloi kundër rivalit direkt në renditje, Partizani. Takimi u luajt dje në Pezë dhe shkodranëve u mjaftonte edhe një barazim për të fituar betejën direkte me Partizanin.

Në fund, Vllaznia fitoi 3-1. Kjo ndeshje kishte vlerë vetëm për të shpallur ekipin kampion të Grupit A, sepse të dyja skuadrat janë kualifikuar në raundin “playoff”, ku do t’u bashkohen edhe dy skuadrat e grupit B, Flamurtari e Skënderbeu, ku do të zhvillojnë gjysmëfinalet për të nxjerrë dy finalistët që do të diskutojnë titullin kampion.vllaznia u-19

Vllaznia gjatë gjithë ndeshjes qëndroi e tërhequr, duke u treguar e kujdesshme. Partizani ishte më superior në lojë, por në fund ishin shkodranët ata që triumfuan. Takimi nisi mirë për Vllazninë, që e gjen golin që në minutën e 10-të me Palushanin. Ky gol i dha siguri ekipit të trajnerit Beqiri, ndaj ata menduan më shumë të administronin takimin.

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për shkodranët. Partizani mundohet të jetë më ngulmues në këtë pjesë edhe për vetë faktin se Vllaznia ishte e tërhequr, përpos rasteve për shënim nga dy ekipet. Rezultati ndryshon vetëm në minutën e 78-të, kur Bajramaj shënon dhe barazon shifrat në 1-1.vllaznia u-19 kupa

Loja ndizet, por sulmi i Partizanit tregohet i pafuqishëm dhe Vllaznia me dy kundërsulme arrin të kalojë përsëri në epërsi. Në minutën e 86-të, Brahimi shënon nga një goditje standarde, ndërsa tri minuta më vonë Rajçeviç shënon golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund, kanë qenë shkodranët ata që ngritën Kupën.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"