“Ka entuziazëm në skuadër”, kapiteni i Teutës: Ndaj Partizanit nuk dua barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 16:39

“Ka entuziazëm në skuadër”, kapiteni i Teutës: Ndaj Partizanit nuk dua barazim

Teuta do të fillojë fazën e dytë të Superiores me një ndeshje të vësgtirë ndaj Partizanit. Në prag të kësaj ndeshjeje ka folur kapiteni i kampionëve në fuqi, Sherif Kallaku

sherif-kallaku-teuta-590x354

Sherif nga ty pritet më shumë. Mos ndoshta kjo të ka vendosur në presion për të dhënë më të mirën tënde?

Të them të drejtën jam mësuar të marr përgjegjësi dhe kjo nuk është arsye që nuk kam pasur paraqitje. Jam përpjekur që paraqitjet e mira ti rregulloj në stërvitje. Tani besoj se jam në rritje

Si e keni parë ecurinë e skuadrës në kohët e fundit dhe çfarë mendoni se nuk ka funksionuar në syrin tuaj?

Me vjen keq për pikët e lëna me Skënderbeun, kemi luajtur mirë por nuk kishim fatin me vete dhe u ndëshkuam nga hiçi. Këto detaje bëjnë diferencën. Sa herë futemi në fushë duhet të dyfishojmë rezultatin.

Besoni në fitore ndaj Partizanit?

Kjo javë ka qenë me entuziazëm duke marrë parasysh faktin që  rezultatet e këqija te sjellin mërzitje, por kemi qenë mirë dhe kemi besim tek 3 pikëshi

Prisni 3 pikë apo barazim?

Nesër është një shans për tu shkëputur, kjo është ndeshja e duhur për 3 pikë dhe personalisht do isha i zhgënjyer nëse barazojmë.

Janari po afron, keni vendosur çfarë do bëni me Lokomotivën?

Kam patur një bisedë dhe kam kërkuar që të flasim nga afër.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"